Jon Tarifa publikon këngën e re: U frymëzova nga rrugët e zbrazura nga koronavirus...

1 Prill 2020, 14:37

Jon Tarifa, këngëtari shqiptar i cili po has suksesin jashtë vendit, në Holandë atje ku jeton prej disa vitesh, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor "Hear me out", për të cilin është frymëzuar nga ndjesia që i kanë lënë rrugët e boshatisura nga koronavirus. 

"E dashur familja ime, të dashur miq! Kam kënaqësinë të prezantoj për ju videon time më të re muzikore, titulluar “Më dëgjo”. Ky është mesazhi im. Kjo këngë u shkrua dhe u filmua gjatë ditëve të fundit dhe u frymëzua nga një ndjesi që unë përjetova ndërsa kthehesha në shtëpi nga supermarketi përmes rrugëve të zbrazura të lagjes sime.