Jonida Maliqi shpërthyese në skenën e Eurosong

16 Maj 2019, 22:49

Jonida Maliqi ka përfunduar performancën e saj dhe interpretimin në Tel Aviv. “Ktheju tokës”, kënga përfaqësuese e Shqipërisë u këndua në gjuhën shqipe para miliona njerëzve. 

Faqja zyrtare e Eurosong e ka cilësuar zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer. E veshur si një mbretëreshë ilire, Maliqi arriti të përcillte më së miri mesazhin e këngës, që përmban shumë elementë folklorikë shqiptarë. 

Në fund të mbrëmjes, pasi të mbarojë gara e gjysmëfinales së dytë, do të shpallen edhe 10 këngët e tjera finaliste.