Josif Papagjoni: Në kulturë bëhen kompromise, komuniteti artistik s’ka interes për kritikë!

5 Dhjetor 2020, 21:50

Kritiku i artit Josif Papagjoni përmbledh në një libër “Fjala, loja dhe imazhi”. Ai rrëfen të qenit kritik arti në vendin tonë gjatë 50 viteve, para edhe pas viteve ’90. “Më është bërë natyrë e dytë kritika që në vitet ’69 që isha student. Gradualisht nga pasion m’u bë profesion, edhe më ka shoqëruar, si një farë muze. Kam qenë një njeri që kam dashur artin shumë, mbarova Institutin e Arteve edhe u bëra kritik. Deri më sot kam botuar rreth 30 libra. Ky libër ka një kohështrirje rreth 15 vitesh, ku unë kam selektuar vetëm 50 shkrime, që mund të qëndrojnë më gjatë në kohë”, shprehet Papagjoni.