Ju bë atentat në Vlorë, arrestohet në spital 'Çipuri'

18 Shkurt 2019, 18:07

Një ditë pas atentatit në Vlorë, policia vuri në pranga Armando Sulejmanin, njohur si "Çipuri", i cili mbeti i plagosur. Cipuri u arrestua në spital, pasi atij ju gjet një pistoletë me vetë pa lejen e autoriteteve.

Ndaj 43-vjeçarit Sulejmani ka nisur hetimi për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve".

Policia thotë se po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve dhe se për arsye hetimi nuk mund të japë detaje të tjera. Pas krimit ku mbetën të vrarë dy persona, kunati dhe shoku i Çipurit, autorët dogjën në fshatin Babicë makinën e krimit, e cila rezultoi nga hetimet të ishte e vjedhur në qytetin e Fierit.