“Ju flas nga Emiratet e Bashkuara të Bathores” telefonata që shkaktoi të qeshura në studio.

17 Prill 2020, 10:40 | Përditesimi i fundit: 2020-04-17 12:32:14

 “Ju flas nga Emiratet e Bashkuara të Bathores”. Kjo ishte batuta e një telefonuesi në emsionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv që shkaktoi të qeshura në studio mes gazetarit Andi Kapxhiu dhe vetë telefonuesit. Zotëria ankohej për situatën me ujin e pijshëm dhe komentoi edhe temën e ditës:”  Nuk ka ujë, ka ujë me një orar shumë të reduktuar . Ndryshimet në Kodin Penal janë të drejta ndërsa Parlamenti ka një vit që është pastruar” thotë ai ndër të tjera.