Ju shemben para syve 30 vite jetë, përlotet çifti në Thumanë

9 Prill 2020, 14:27

Të ulur në gurë, krah njëri-tjetrin, rastësia deshi që një çift bashkëshortësh të kalonin pikërisht në momentin kur banesa e tyre po shembej. 30 vite në atë banesë, plot kujtime të bukura dhe hidhërime u shkatërruan brenda një dite. Teksa fadroma po punon mbi shtëpinë e tyre, lotët i kanë të vështirë për t'i mbajtur, por sërish ata nuk tërhiqen pas. Banesa e tyre nuk ishte dëmtuar nga tërmeti, nuk kishte asnjë plasaritje, por do shembet për t’i hapur rrugë rikualifikimit urban për ndërtimin e banesave për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.