Justina Aliaj mposht COVID-in. flet duke dalë nga spitali Infektiv: Kam kënduar 'këngën e mjekut'

9 Dhjetor 2020, 15:26

TIRANË- Intervista më e bukur, më e emocionuese, sepse sot i drejtohet një publiku që më shumë se kurrë e ka mbështetur. E ka mbështetur në artin e saj, por nuk e braktisi as në luftën që zhvilloi me COVID-19.

Artistja e madhe Justina Aliaj, ka lënë sot spitalin "me këmbët e saj", moment i filmuar nga kamerat e Report Tv dhe gazetaren Doris Sallaku, ku ka rrëfyer edhe ditët e vështira në spital. Aliaj rrfen se ishte futur në ambientet e këtij spitali krejtësisht pa shpresa se do mund të dilte më nga aty, por mjekët i qëndruan pranë dhe bënë të mundur që ALiaj të përjetonte këtë moment.Jeni mësuar duke më parë në intervista artistike, kjo është intervista më e gëzueshme në jetën time, dalë nga spitali e lirë, nga COVID, kam hyrë pa ndjenja dhe doktorët më premtuar se do dalësh me këmbët e tua, siç po dal. Erdha në këtë spital më përpuqi zoti me dermanin, ka qenë një eksperiencë që nuk e njihja, ka qenë shumë e mirë dhe e lodhsme, mbase i kisha humbur të gjitha shpresat, doktorët mi rikthyer. Në këtë derë të Infektivit unë shpëtova nga doktorët që me morën në dorë, dhe nga fjalët e doktorëve qëmë sollën fjalën tuaj. Nuk kishte gëzim më të madh kur më vinte fjala jua. Falenderoj stafin e këtij spitali, falenderoj doktorët nga fëmijët e mi që shpëtuar nënën time. Nuk do harroj kurrë, Najada Çomon, ajo më ka shpëtuar, më ka shpëtuar kujdesi i pafund i Ritës, që nuk e dija në çfarë pozicioni rrite kur hunte në një dhomë, sanitaret, infermieret. Pashë këtu që betimin e Hipokratit këta e kanë bërë me të vërtetë. Nuk do harroj kurrë që janë heronj direkt. Më falni që jam e emocionuar, një dëshirë kam është e zorshme e tmerrshme të hysh në këtë derë për fajin tim apo tënd për një maskë. Është jeta juaj në dorën e saj maske, të vini të shini se çfarë kam parë, edhe vdekje dhe të gjithë të mirat dhe të këqijat", ka rrëfyer Aliaj.