Juventus humbet terren për titullin, Ronaldo nuk mjafton me Verona-n! Bologna shtang Lazio-n

28 Shkurt 2021, 15:14

Verona i ka dhënë një asist Interit për kampionatin, pasi për llogari të javës së 24 të Seria A ata kanë ndalur Juventusin me rezultatin 1-1. Në Bentegodi pjesa e parë do të mbyllej me shifrat e bardha 0-0, por menjëherë në të dytën Cristiano Ronaldo do të zhbllokonte për kampionët në fuqi. Nga ky moment ‘zonja e vjetër’ uli ritmin, ndërsa vendasit rritën presionin deri në minutën e 77 kur barazuan me Barak.

Juventus tentoi për pjesën e mbetur të lojës për të dalë me tre pikë, por rastet e krijuara nuk sollën rrezikshmëri. Aktualisht diferenca mes të besuarve të Pirlos dhe Interit kryesues është 7 pikë.