Juventus marrëveshje me futbollistët për reduktimin e pagave, kursen 90 mln euro

29 Mars 2020, 11:43

Pas fjalëve vjen edhe zyrtarizimi. Juventus është klubi i parë që ka arritur marrëveshjen me futbollistët për uljen e pagave që ka ardhur si detyrim i emergjencës së koronavirusit. Klubi në fuqi i Seria A ka njoftuar në faqen zyrtare se për katër muaj, duke përfshirë edhe marsin e deri në qershor, lojtarët kanë pranuar të reduktojnë pagën e tyre.

Sipas njoftimit Juventus për katër muajt në fjalë do të kurseje 90 mln euro, një shifër e cila do ta ndihmojë jashtëzakonisht klubin të ruajë bilancet ekonomike. Më konkretisht në faqen zyrtare të Juventusit shkruhet: