Juventusi ‘kap’ çerekfinalen e Kupës/ ‘Turpërohet’ Bayerni dhe Barcelona siguron finalen e Superkupës së Spanjës

14 Janar 2021, 14:42

Edhe Juventusi nuk ka gabuar dhe ka arritur në çerekfinalet e Kupës së Italisë edhe pse me vështirësi pas kohëve shtesë. Në “Allianz Stadium” bardhezinjtë me shumë lojtarë të rinj në fushë mposhtën 3-2 Genoan pas kohëve shtesë dhe tani bëhen gati për derbin e Italisë ndaj Interit. Kulusevski zhbllokoi ndeshjen që në minutën e dytë dhe më pas i dha pasimin tek goli i dytë Moratës. Por miqtë arritën të barazonin pasi fillimisht shënuan me Czyborra dhe më pas rrjetën e tundi edhe Melegoni. Dueli shkoi në shtesë dhe atje vendosi goli i të riut Rafia.

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Gjermani. Bayern Mynih është eliminuar nga Kupa që në raundin e dytë nga ekipi i Bundesligës 2 Holstein Kiel. Ndeshja e luajtur në temperatura shumë të ulëta ka përfunduar në barazim 2-2 në kohën e rregullt ndërsa tek penalltitë për Bayernin ka gabuar Roca që ishte edhe gabimi fatal.

Barcelona është skuadra e parë finaliste e Superkupës së Spanjës. Në mungesë të Leo Messit i dëmtuar katalanasve u janë dashur penalltitë për të eliminuar Real Sociedad. Koha e rregullut u mbyll 1-1 me golat e de Jong dhe Oyarzabal ndërsa tek penalltitë Barcelona triumfoi 3-2 ku heroi ishte portieri Ter Stegen dhe goli vendimtar nga Riqui Piug. Sot mësohet finalistja tjetër që del nga dueli Real Matotdrid-Bilbao.

Në Angli Manchester City fitoi 1-0 ndeshjen e javës së 18-të ndaj Brighton dhe ngjitet në vend të tretë. Vendosi goli i Foden.

Ndërsa Tottenham-it nuk i mjaftoi goli i Harry Kane pasi barazoi 1-1 në derbin ndaj Fulham dhe mbetet në vend të gjashtë në renditje./Përgatiti Andi Kapxhiu