Juventusi mund Interin dhe merr kryesimin, Reali mundet nga Betis dhe dorëzon kreun

9 Mars 2020, 11:58 | Përditesimi i fundit: 2020-03-09 12:07:35

Në një “Allianz Stadium” që dukej si një shkretëtirë në mungesë të tifozëve Juventusi mposhti 2-0 Interin duke fituar Derbin e Italisë. Bardhezinjtë rikthehen në kryesimin e Serisë A në kuotën e 63 pikëve një  më shumë se Lazio e vendit të dytë dhe Interin e lënë 9 pikë larg në vend të tretë. Ramsey zhbllokoi shifrat duke tundur rrjetën në minutën e 55-të ndërsa goli i dytë ishte një magji e Dybala. Argjentinasi i futur në pjesën e dytë mposhti mjeshtërisht portierin Handanovic dhe vulosi rezultatin.

Real Madrid pëson humbjen e dytë në tre ndeshjet e fundit dhe i dorëzon shumë shpejt kryesimin në La Liga, Barcelonës. Betis fitoi 2-1 në stadiumin “Benito Villamarin” ndaj Los Blancos. Sidnei zhbllokoi rezultatin por Benzema barazoi me penallti në fundin e pjesës së parë për ekipin e Zidane. Goli i fitores për Betisin erdhi 8 minuta nga fundi nga Cristian Tello një ish-futbollist i Barcelonës.United ka fituar 2-0 derbin e Manchesterit ndaj Cityt dhe bën që Liverpooli të jetë vetëm dy fitore larg titullit kampion.  Futbollistët e Solskjaer shënuan nga një gol për çdo pjesë me Martial dhe në kohën shtesë llogaritë i mbylli Mc Tominay./Nga Andi Kapxhiu