Juventusi shtyn festën e titullit, Lazio në Champions League

24 Korrik 2020, 12:49 | Përditesimi i fundit: 2020-07-24 12:50:10

Juventusi shtyn festën e titullit kampion. Bardhezinjtë me një fitore mbrëmë ndaj Udineses ishin kampionë për herë të nëntë radhazi në Serinë A por fitorja i takoi ekipit tjetër bardhezi Udineses. Juvja morri avantazhin me një gol të bukur të De Ligt në fundin e pjesës së parë por friulanët barazuan  në pjesën e dytë kur kishin kaluar vetëm 7 minuta lojë me Nestorovskin. Goli i fitores për Udinesen erdhi në kohën shtesë pas një galopimi nga Fofana. Gjithsesi festa vetëm sa është shtyrë. Titulli mund të vijë edhe pa luajtur fare ose nëse fitohet me Sampdorian të dielën.

Pas 5 ndeshjesh Lazio rikthhet tek fitorja duke përmbysur Cagliarin në “Olimpico”. 2-1 fituan bardhekaltërit por ishin miqtë ata që morrën avantazhin me Simeonen ndërsa Lazio barazoi në fillimin e pjesës së dytë me një super gol nga Milinkovic-Savic. Kur kishte kaluar një orë lojë Ciro Immobile shënoi golin numër 31 sezonal në Serinë A dhe i dha fitoren Lazios duke e rikthyer në Champions pas plot 13 vitesh/ Përgatiti Andi Kapxhiu.