“Ka disa arsye përse është fundi i Rejës”, analiza e Mnerit për kombëtaren: S’kemi lidër, Broja zhgënjeu

11 Qershor 2022, 18:24 | Përditesimi i fundit: 2022-06-11 20:47:38

Analisti dhe gazetari Fatmir Mneri thotë se ka vënë re shumë elementë negative në kombëtaren kuqezi, që humbi 1-2 kundër Izrealit në Ligën e Kombeve, në një kohë kur pritej fitorja dhe vendi i parë. Mneri për ‘Report TV’, thotë se duke iu bazuar eksperiencës ka ardhur koha që dikush tjetër të frymëzojë kombëtaren nga stoli dhe jo Edy Reja.