Ka shpresë për shpërblim për pensionistët...Rama: Do e vendosim nesër

23 Dhjetor 2019, 18:41

Ka shpresë për pensionistët që të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Në përfundim të mbledhjes me kabinetin qeveritar, e cila ka zgjatur rreth 8 orë, Rama tha se për këtë çështje do të ketë nesër një mbledhje ku do të merret një vendim.

"Nesër kemi mbledhje e qeverisë dhe do të flasim dhe për këtë. Çfarë na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm, jo të frenuar se ideja ka qenë të mos cenojmë prioritete dhe pensionistët nuk janë kurrë një kategori që mund ta neglizhojmë, por jemi të kujdesshëm sepse duam të jemi të sigurt 100% që do ta përballojmë qoftë edhe vetë rindërtimin dhe për këtë duhet të presim konferencë, që të kemi një qartësi sa do të jetë barra e Përgjithshme", tha Rama.