Ka të prekur me COVID-19, por qyteti i Fierit ende i pabindur për t'u vetëkarantinuar

17 Mars 2020, 09:40

Edhe pse është në hartën e personave të prekur me COVID-19, në qytetin e Fierit ndërgjegjësimi nuk është arritur në masën e duhur. Pavarësiasht kufizimeve për të qarkulluar me makina dhe për të shmangur daljet e panevojshme nga shtëpia, rrugët këtë mëngjes ishin me lëvizje trë shumta qytetarësh. Efektivët e policisë dhe të ushtrisë në terren shmangin grumbullimet e njerëzve, ndërsa kontrollohen edhe për ata persona që mund të kenë qenë në zonat e kuqe të prekura nga koronavirusi, dhe që thyejnë vetëkarantimin duke dalë në rrugë.