Kadare rrrëfim të sinqertë në Vlorë: "Kam duartrokitur dhe gjëra që s'duheshin duartrokitur, nuk është e lehtë kjo që po ju them..."

11 Prill 2021, 19:54

I sinqertë, shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, në një bashkëbisedim me lexues në Vlorë, ka treguar se 2 qytetet që kanë lënë shenjë në jetën e tij letrare janë Gjirokastra, qyteti i tij i lindjes dhe Vlora. Shkrimtari më i rëndësishëm shqiptar, pas Kavajës, ka ndërmarrë një tjetër udhëtim për të takuar lexuesit. Bashkë me Helenën, shkrimtaren dhe bashkëshorten e tij, ai flet hapur me lexuesit, duke u treguar edhe i ashpër me veten. Gjatë bisedës së bërë në Vlorë, duket sikur iu drejtohet shqiptarëve të jenë më zemërgjërë me njëri-tjetrin. Sikur, nga lartësia e karrierës, talentit dhe moshës së tij (tashmë 85 vjeçar) iu kërkon të jenë më tolerantë. Të gjithë gabojnë. Edhe unë kam gabuar, rrëfen ai.:"...Edhe unë mund të jem ndonjëherë në një dell jo të mirë që të kundërshtoj gjëra që nuk kundërshtohen ose të duartrokas gjëra që s’janë për tu duartrokitur. Mund të bëj gabime njerëzore sepse i falen njeriut. Midis jush jam, dëshiroj të je mi hapur i sinqertë i çiltër, megjithëse këto fjalë që thashë s’janë të lehta”, tha Kadare. Duket se Vlora, ashtu si dhe Gjirokastra, janë dy qytete që e bëjnë shkrimtarin të jetë vetvetja e të jetë i vërtetë e i sinqertë. Janë fuqi magjike, që i madhi Kadare, duket se ka vendosur t'ua japë këtyre dy qyteteve të mrekullueshme shqiptare: Gjirokastrës mes gurëve, dhe Vlorës, buzë detit Jon.

Vepra “Kronike në gur” nxori në pah qasjen e Kadaresë mbi Fëmijërinë dhe ndjesitë e tij të vegjëlisë që u ruajtën dhe u hodhën në fletë.