Kafeneve u 'vihet' dryni! Pronarët kreativ në mesazhet për klientët

12 Mars 2020, 12:51

TIRANË- Kafetë nga sot do duhet t'i pini në shtëpi, nën shoqërinë e familjarëve dhe jo miqve, apo personave të panjohur që i keni pasur ngjitur në tavolinë.

Një masë kjo e domosdoshme që është marrë nga qeveria, në "kohën" e koronavirusit, nisur edhe nga fakti se pavarësisht thirrjeve për të qëndruar në shtëpi, qytetarët nuk u bindën duke i mbushur plot e përplot, si një ditë të zakonshme.Kafenetë në të gjithë vendin janë drejt mbylljeve, teksa pronarët e lokaleve kanë vendosur edhe njoftime me mesazhe nga më të ndryshmet për klientët e tyre, ku emërues të përbashkët kanë ftesën për bashkëpunim  për të triumfuar në këtë betejë më armikun e padukshëm.