Kalifornia lufton me flakët, shkon në 6 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

30 Korrik 2018, 11:58 | Përditesimi: 30 Korrik 2018, 11:58

Janë konfirmuar 6 viktima nga zjarret që përfshirnë Kalifroninë Veriore, që ditën e hënë e javës që shkoi. Një 70-vjeçare dhe dy stërnipërit e saj, 4 dhe 5 vjeçarë janë gjetur gjatë orëve të fundit dhe janë konfirmuar edhe nga familjerët e tyre. 

Tre trupat janë gjetur në një banesë. Gjithashtu, ekipet e kërkimit kanë gjetur një trup, ende i paidentifikuar.

Dy zjarrfikës humbën jetën të enjten, duke e çuar numrin e viktimave në 6. Ndërkohë, 17 persona janë të zhdukur dhe dhjetëra e mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre. Zjarret nisën të hënën pas një defekti në një makinë, që ndezi një zjarr që u përhap në një zonë të madhe. 

Ekipet e zjarrit po vijojnë luftën për të shuar flakët, që kanë shkatërruar lagje të tëra. 

Ndërkohë më shumë se 38,000 njerëz kanë marrë urdhër evakuimi të dielën në rrethinat dhe qytetin e Redding, rreth 160 milje në veri të kryeqytetit Sacramento, nga një zjarr që ka shkatërruar më shumë se 500 ndërtesa dhe ende nuk është vendosur nën kontroll.