Kalimi i dosjes '184' nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tek Prokuroria e Dibrës ka sjellë edhe reagime nga radhët e LSI. Ka qenë Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili i cili ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama dhe ndaj Prokurores së Përgjithshme Arta Marku duke thënë se ata po varrosin dosjen '184'.
Më pas Vasili ka cilësuar prokuroren Arta Marku duke thënë ajo është një 'kamikaze' e qeverisë dhe se Prokuroria e Përgjithshme po shpërdoron detyrën për kalimin e dosjes 184 në Prokurorinë e Dibrës.
"Se çfarë ndodhi në Dibër është prona e opinionit publik. Falë BILD që nxori përgjimet. Cfarë ka bërë kjo qeveri në këto vite? Nuk çuan para drejtësisë këtë dosje. Ky krim dënohet deri ne 5 vjet heqje lirie. Që nga Edi Rama e te Gjiknuri, Manja etj qe kishin dalë të vidhnin vota. Kjo prokurori është në kushtet e plota të shpërdorimit të detyrës. Dënohet deri në 7 vjet ky krim. Sot është përpara akuzës. Më shpejt i zbardhi BILD dhe VOA dhe jo prokuroria e shtetit. Beri bllokimin., Ishin urdhëruar nga Edi Rama. Si mund ta përcjelli në gjykatën e Dibrës. Kur nën hetim janë ministra kryeministri deputet, kanë juridiksion të merret Krimet e Rënda. Kujt ja përcollën. Gjykatës me pamundësi juridike. Këtë kanë shmangur. Në mënyrë që dosja të bllokohet. E dini se çka ndodhur atje. Në Shqipëri nuk sundon ligji. Reforma në Drejtësi është sabotuar me themel. Ky anti-ligj që funksion është përgjigja popullore..." ka thënë ndër të tjera Vasili.