Kalimi i gabuar në rruge, gjoba këmbësoreve! Qytetarët: Dakord, por të jetë e përballueshme

23 Janar 2020, 18:11

TIRANË- Policia Rrugore në të gjithë vendin vendosi në total 502.800 gjoba për shkelje të ndryshme, ku 670 prej tyre u vendosën ndaj këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ku numrin më të lartë e mban Tirana.

Report Tv bëri një vëzhgim në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, ku vihen re qytetarë të shumtë që nuk respektojnë vizat e bardha edhe pse ndodhen shumë pranë rrugës ku ata kalojnë

Të gjithë këmbësorët që deri më tani nuk kanë respektuar shenjat e qarkullimit rrugor duke mos kaluar në viza të bardha apo mbikalime, gjoba ka variuar nga 500 deri në 2 mijë lekë. E ndërsa me ndryshimet që pritet t’i bëhet Kodit Rrugor, gjoba do të variojë nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë.

Por çfarë mendojnë qytetarët për gjobat e këmbësorëve, në një kohë kur në sondazhin e Ministrisë së Brendshme rezulton se 90% e votuesve janë pro rritjes së masës administrative për shkelësit e rrugës.