Kalimi i pronave publike tek privatët/ Basha: Vetëm një përpjekje e përbashkët mund ta largojë ...

17 Maj, 12:14

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën për mediat, foli për projektligjin për kalimin e pronave publike tek privatët, të formalizuar dje në Kuvendin e Shqipërisë. Ai tha se ky ligj është në bashkëpunim me mafien e pronave dhe me të ashtuquajturit investitorë strategjik, që nuk është gjë tjetër veçse bashkëpunimi mes një grushti oligarkësh shqiptarë me politikanët e korruptuar të kësj qeverie.