Kalo për Report Tv: Jo rikthim të virusit në shtator, por rishfaqje! Do jetë njësoj agresiv, por do kemi më shumë imunitet

13 Maj 2020, 19:14 | Përditesimi i fundit: 2020-05-13 19:58:42

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se koronavirusi nuk është zhdukur, prandaj kujdesi do duhet të jetë maksimal. Pyetur për një valë të dytë të infeksionit, Kalo tha se në këtë rast nuk do të kemi një rikthim, por rishfaqje.  Në këtë rishfaqje, Kalo thotë se ai do të jetë agresiv njësoj, por deri atëherë popullsia do të ketë krijuar një imunitet.