Kaloi 1.1 ton kanabis me kamion drejt Greqisë, arrestohet 46-vjeçari i shumë kërkuar

26 Maj 2019, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2019-05-26 14:02:37

Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga Qamil Muçaj i cili ishte shpallur në kërkim pasi është i dënuar nga Krimet e Rënda me 7 vite e 4 muaj heqje lirie. Dënimi për 46-vjeçarin është dhënë pasi ky i fundit në  shkurt të vitit 2017 kaloi drejt Greqisë rreth 1.1 ton kanabis me anë të një kamioni.

Qamil Muçaj, i cili sapo kishte kaluar në Doganën dhe Pikën e Kalimit Kufitar shqiptar  pa probleme në pikën kufitare greke është larguar menjëherë nga mjeti, pasi ka konstatuar se policia greke kishte zbuluar lëndën narkotike, e cila gjendej në pjesën e përparme të karrocerisë.

Prej atij momenti, Muçaj jetoi në arrati. Ndërsa dënimin për të Krimet e Rënda e kanë dhënë më datë 21.05.2018.

Në lidhje me këtë ngjarje në atë kohë u arrestuan edhe 3 doganierët që ndihmuan Muçajn të kalonte kufirin. Konkretisht në pranga ranë: Ylli Rustemi, doganier pranë Doganës Kakavi, Gjirokastër, Vladimir Skrapalliu, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, Blerim Mëhilli, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi. Ndërsa në kërkim u shpall inspektori, Klement Budo.