Kalvari i vrasjeve në Lushnje/ Artan Hoxha në Repolitix: Grupi kriminal nuk po fshihet, do të ketë vrasje të tjera

1 Tetor 2019, 22:26

Lushnja është tronditur ditën e sotme pas një atentati mafioz ku mbeti i vrarë Besmir Hida 40 vjeç baba i dy fëmijëve, teksa ishte duke pirë kafe i vetëm mëngjesin e sotëm në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" në qytetin e Lushnjes. Besmir Hida, tregtar makinash, është daja i Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht në 11 tetor të vitit 2017 në Lushnje, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Gazetari i Report Artan Hoxha Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja që tronditi Lushnjen mëngjesin e sotëm, ku humbi jetën Besmir Hida.

"Besnik Hida i vetmi faj është se është daja i Zamir Latifit.. Pas masakrës së 2017 kanë ikur disa, 13, familje për azil. Janë familjarë dhe nuk janë pjesë e bandës së Lushnjes. Ka qenë afër komisariatit. At kujdesen që ta marri vesh e gjithë Lushnja se kush po vret. Viktima e sotme ka ardhur mbi 10 herë tek Report Tv. Kërkonte zbardhjen e vrasjes së nipit të tij. Këtij njeriu iu kërkua që të largohej, edhe pse shet pjesë këmbimi të përdorura. Nuk ka patur as precedentë penal as asgjë. Ai ka bërë të ditur policisë së Lushnjes se e ka bërë filani dhe filani. Autorët nuk është bërë e mundur të kapen. Ata nuk largohen nga fshati, kanë siguri të madhe dhe janë të paprekshëm. Viktima nuk kishte rrezik për ta. Ata nuk kujdesen fare ta thonë se kush janë. Ata thonë se ne jemi ktu dhe nuk na bën fare...Rama të veshi kamoflazhin dhe të dali të gjej. Seriali nuk do të ndalet me kaq. Nuk ka për të mbaruar. Ka familjarë sa s'kanë mundësi ku të ikin. Shteti e di se kush i bën vrasjet." ka thënë ndër të tjera Hoxha. 

    No videos found.