Intervista me kryeministrin Rama dhe kalvari i vrasjeve në Lushnje

2 Tetor 2019, 09:22 | Përditesimi i fundit: 2019-10-02 15:15:32

Lushnja është tronditur ditën e sotme pas një atentati mafioz ku mbeti i vrarë Besmir Hida 40 vjeç baba i dy fëmijëve, teksa ishte duke pirë kafe i vetëm mëngjesin e sotëm në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" në qytetin e Lushnjes. Besmir Hida, tregtar makinash, është daja i Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht në 11 tetor të vitit 2017 në Lushnje, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Gazetari i Report Artan Hoxha Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja që tronditi Lushnjen mëngjesin e sotëm, ku humbi jetën Besmir Hida.

"Besnik Hida i vetmi faj është se është daja i Zamir Latifit.. Pas masakrës së 2017 kanë ikur disa, 13, familje për azil. Janë familjarë dhe nuk janë pjesë e bandës së Lushnjes. Ka qenë afër komisariatit. At kujdesen që ta marri vesh e gjithë Lushnja se kush po vret. Viktima e sotme ka ardhur mbi 10 herë tek Report Tv. Kërkonte zbardhjen e vrasjes së nipit të tij. Këtij njeriu iu kërkua që të largohej, edhe pse shet pjesë këmbimi të përdorura. Nuk ka patur as precedentë penal as asgjë. Ai ka bërë të ditur policisë së Lushnjes se e ka bërë filani dhe filani. Autorët nuk është bërë e mundur të kapen. Ata nuk largohen nga fshati, kanë siguri të madhe dhe janë të paprekshëm. Viktima nuk kishte rrezik për ta. Ata nuk kujdesen fare ta thonë se kush janë. Ata thonë se ne jemi ktu dhe nuk na bën fare...Rama të veshi kamoflazhin dhe të dali të gjej. Seriali nuk do të ndalet me kaq. Nuk ka për të mbaruar. Ka familjarë sa s'kanë mundësi ku të ikin. Shteti e di se kush i bën vrasjet." ka thënë ndër të tjera Hoxha. Në studion e Repolitix, është diskutuar edhe për sasinë e 617 kg kokainë të kapur më 2 shtator në Brazil dhe që mbi pako ishin vendosur logot e klubit të klubit të futbollit të Elbasanit. 'KF Elbasani'.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka thënë se fakti që është e shënjuar do të thotë se ku do të shkojë ndërsa ka thënë se me shumë  mundësi droga është futur nga Ekuadori në Brazil. Sipas Hoxhës logoja nuk është vënë kot, pasi shoferit i kishin premtuar para për të trafikuar këtë. Më pas Hoxha ka thënë se të dy ngarkesat e kapura në Brazil dhe në Greqi, janë të lidhura me porositësit shqiptarë.

"Nga 2 shtatori lajmi është bërë sot. Ceshtja ka qenë nën hetim. Mbas kësaj në Brazil është kapur ajo 500 kg në Pire. Ku 380 kg janë në Pire ndërsa 137 në Shqipëri. DEA ndërhyri. Korrupsionin se mendojnë fare se kanë lek. DEA na njoftoi se po vjen në Shqipëri që në gusht. Kontenjeri ka ndenjur nga e Premtja në të Mërkurën, një javë mbrapa. Si ka mundësi që janë zhdukur njerzit. Kjo dëshmon pse DEA nuk ka patur besim dhe kishin futur oriz me GPS. Kokaina ka qenë jashtë kontenierit.  Sasia është kapur dhe është hequr në Greqi, ne na ka sjellë oriz. Avokati mund të thotë se ishte oriz. Njeriu që mund të lidhte ngarkesën dhe porositësin nuk është kapur. Jo që lidhet me atë të Brazilit.... Edhe Laboratori që u kap në Elbasan. Një i arrestuar pjesë e Capajve,  Ervis Bardhi, mos gaboj që u kap ka lidhje me Ilir Malindin më Para. Gjurmët të cojnë në Elbasan dhe në Fier." ka thënë Hoxha.