'Kam plan për mbrojtjen e votës', Meta: Do e merrni vesh shumë shpejt!

17 Mars 2021, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2021-03-17 16:42:24

Në një konferencë për shtyp nga sheshi 'Nënë Tereza', teksa foli për iniciativën për mbrojtjen e Lumit Vjosa, Presidenti Meta u pyet për planin e tij për mbrojtjen e votës. Meta tha se se ç'përmban ky plan do të njiheni në ditët  që vijnë.

"Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot është 100% dakord me Presidentin e Republikës që nuk duhet të vihet më dorë mbi votën. Prandaj jemi në këtë situatë. Niveli i funksionimit të shtetit dhe respektimit të Kushtetutës është katandisur në këtë situatë që e di gjithë bota. Kështu që të gjithë t'i mbajnë larg duart nga votat e qytetarëve shqiptarë, të gjithë kontribuojnë për fushatë evropiane, të gjithë të paraqesin alternativat e tyre. Është shumë mirë që përveç partive kemi mundësinë që të shprehemi edhe për kandidatët. Drejtuesit e forcave politike të promovojnë njerëz me dinjitet dhe të jenë shembull i respektimit të ligjit", tha Presidenti.