Kam rilindur për së dyti - Dëshmia e 66-vjeçarit nga Fieri që fitoi betejën me COVID-19

2 Prill 2020, 14:12

Kam rilindur për së dyti”, thotë Kastrioti, 66-vjeçari nga Fieri që sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv! 

Ai u shërua nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikon një video të momentit kur ai lë spitalin pas lajmit të mirë. 

"Punë fantastike e stafit mjekësor, për trajtimin me sukses të 66-vjeçarit, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit❗️
Sot Kastrioti është i shëruar. Forca ekipi i Infektivit. Jemi me ju"
, shkruan ministrja.