Kamela Islamaj këndon ‘Just the two of us’, shoqërohet nga i fejuari i saj

13 Prill 2020, 10:09

Me siguri që zëri i këngëtares Kamela Islamaj i mungon shumë të apasionuarve pas netëve të muzikës live në kryeqytet. Megjithatë këngëtarja ka dhuruar herë pas here gjatë ditëve të karantinës këngë, si për t’ju hequr sadopak ‘mallin’ e kohës kur Tirana kishte një jetë aktive, me bare të mbushura me muzikë të mirë.

Këngëtarja, e shoqëruar nga i fejuari i saj ka  sjellë për publikun virtual ‘Just the two of us’.

“Ju kërkojmë ndjesë për pianon e çakorduar dhe për mungesën e profesionalizmit”. shkruan këngëtarja në rrjetet sociale.