Është një nga këngëtaret më të mira të muzikës live dhe një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare, por këngëtarja Kamela Islamaj është përpjekur të qëndrojë gjithnjë larg “zhurmës mediatike”, duke qenë një personazh që edhe intervistat ka preferuar ti jape rrallë.
E ftuar në “Rreze Dielli” këngëtarja ka folur për fillimet e saj në muzikë duke u rikthyer pas në kohën kur mori pjesë në talent shoë-n “Ethet e së Premtes” duke thënë se ky kompeticion ka qenë një mundësi e mirë që ajo të niste karrierën muzikore, por ka zbuluar se aso kohe, ishte babai I saj që e ‘detyroi’ të merrte pjesë në këtë konkurs muzike.“E di kush është më e bukura? Unë nuk jam një fanse shumë e madhe e talent shoë-t. Mua edhe në “Ethet e së premtes” më ka detyruar babai që të shkoj. Më thoshte shko këndo atje, jo nëpër shtëpi, pse harxho zërin duke kënduar atje. Por unë nuk jam nga ato njerëz që dua të jem në qendër të vëmendjes, pavarësisht rrugës që kam zgjedhur. Nuk më pëlqejnë për veten time kompeticionet, sepse duhet ta shtrosh shumë mirë rrugën tënde mbrapa. Kompeticioni mbaron, zgjat vetëm 3 muaj, mund të bëhesh sic do meteor tjetër që ka dalë dhe ka ikur. Për mua ishte një ogur I mirë, krijova njohjet, nisa të punoja në locale, ftesat e para ishin nga lokalet e live-it në Tiranë, jo nga televizionet, pastaj fillova si e ftuar në televizione.” thotë këngëtarja.
