Kamerat e sigurisë i bëjnë gropën autorit, zbulohet kush e vrau 35-vjeçarin në Gjirokastër!

16 Korrik 2020, 09:18 | Përditesimi i fundit: 2020-07-16 14:12:32

Pak orë pas ngjarjes që tronditi Gjirokastrën policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të vrasjes në lagjen Zinxhira të Gjergj Alliasit, 35-vjeçarit që i përkiste komunitetit rom.

Së bashku me të akuzuarin për vrasje janë vendosur në pranga dhe pesë persona të tjerë për moskallzim krimi. Burimet policore konfirmojnë emrin e të akuzuarit për vrasje dhe personave të tjerë. I akuzuari për vrasje është Pariz Xhihani pjestar i komunitetit rom. Ndërsa gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 18 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 16 vjeç dhe V. M., 14 vjeç, banues në lagjen "Zinxhira" , për veprën penale "Moskallëzim krimi", pasi kanë qenë të pranishëm në momentet që ka ndodhur krimi dhe nuk e kanë kallëzuar atë.

Policia ka zbardhur ngjarjen sesi ka ndodhur episodi i vrasjes që nuk ka qenë i paramenduar, por momental. Viktima është shtyrë dhe goditur me sende të forta teksa ziheshin me njëri-tjetrin 5 të rinjtë rom.

Më tej 35-vjeçari ka rënë në tokë dhe për pasojë është shkaktuar vdekja. Gjithçka është faktuar falë kameras vëzhguese së instaluar në shkollën 9-vjeçare të lagjes Zinxhira, filmimi i së cilës është marrë si provë materiale nga grupi hetimor. Materialet i ka marrë në dorëzim Prokuroria e Gjirokastrës për hetime të mëtejshme, ndërkohë qe pas 2 ditësh personave të arrestuar do t'u jepet masa e ndalimit.