Kamerat kurth fotografojnë një familje rrëqebujsh tre anëtarësh në Elbasan...

8 Prill 2020, 15:19 | Përditesimi i fundit: 2020-04-08 15:19:50

ELBASAN- Një familje rrëqebujsh është fotografuar nga kamerat kurth në Elbasan, në rajonin Polis-Guri i Zi, i cili shërben si një provë që ekziston një tjetër popullatë në Shqipëri.

Foto janë shkrepur në datën 16 shkurt të vitit 2020, e ndërsa janë bërë publike këtë të mërkurë nga Ministria e Turizmit. Kamerat-kurth të vendosura nga një bashkëpunim midis PPNEA dhe AKZM-AdZM Elbasan në rajonin malor Polis-Guri i Zi ku janë fotografuar një familje rrëqebulli, e përbërë nga tre individë, sipas së cilëve është indikatori parësor për ekzistencën e një popullate tjetër në Shqipëri.