Kamëz/ Me shpejtësi të lartë, Smarti i ndërpret rrugën makinës tjetër! Videoja e aksidentit ku humbi jetën një 22-vjeçare

6 Dhjetor 2020, 20:06 | Përditesimi i fundit: 2020-12-06 22:22:45

Report TV siguron videon e një aksidenti fatal të ndodhur mbrëmjen e së shtunën (5 dhjetor) në rrugën "Demokracia" në Kamëz, në të cilën mbeti e vdekur një 22-vjeçare dhe e plagosur një 19-vjeçare tjetër.

Një automjet me shpejtësi të lartë është përplasur me dy mjete të tjera. Si pasojë goditja ka rezultuar fatale.