Kamionët e kromit shkatërrojnë rrugën e Martaneshit! Kreu i njësisë vendore: Kompanitë kontraktore abuzojnë me fondet

17 Dhjetor 2020, 18:18

Rruga e Martaneshit është krejtësisht e shkatërruar, prej vitesh ajo nuk ka njohur asnjë investim, ndërsa kompanitë kontraktore kanë abuzuar me fondet thotë kreu i njësisë vendore Arjan Haslika. Kjo rrugë nuk përdoret vetëm nga banorët, por edhe nga 100 kompani që nxjerrin krom në minierat e Martaneshit. Mjetet e tonazhit të rëndë kanë dëmtuar më së shumti këtë aks rrugor.