Kamioni përplas për vdekje këmbësoren në Astir

26 Shkurt 2021, 12:47

Një kamion ka përplasur për vdekje një kalimtare në Astir në Tiranë.

Rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës "Abedin Rexha" mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore rreth 60 vjeçe. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat."Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës "Abedin Rexha" mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.  Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia.