Kampingjet në plazhin e vjetër të Vlorës, turistët: Mrekulli e natyrës, por mungon pastërtia

13 Qershor 2022, 21:09

Kampingu është një mënyrë alternative pushimesh, që po praktikohet gjithnjë e më shumë. Në brigjet e Vlorës gjen me qindra turistë të huaj që kanë mbërritur me kampera në rrugë tokësore nga shtete të ndryshme kryesisht gjermanë, polakë dhe çekë. Në u ndalëm sot në Plazhin e Vjetër, ku turistët shprehen ankesa sa i përket pastërtisë.