'Kampionati të rinisë edhe nëse do duhet të lujmë në shtator', Rummenigge kritikon Ceferin

31 Mars 2020, 16:31

Kampionatet e futbollit duhet të mbyllen me patjetër. Ky është përfundimi i disa prej drejtuesve të klubeve të mëdha europiane të cilët pretendojnë se vetëm në këtë mënyrë mund të shmanget kriza e thellë financiare.Më bensiku i kësaj ideje është Karl-Hainz Rummenigge, drejtori ekzekutiv i Bayern Mynchen, i cili shprehet se kampionatet duhet të mbyllen me çdo, edhe në rast se do të duhet të përfundojnë në shtator. Konkretisht Rummenigge është shprehur:

"Në mënyrë që të mos shtrembërojmë ligën tonë është thelbësore të përfundojmë këtë sezon. Kjo ka të bëjë me mbijetesën e shumë prej klubeve tona, në mënyrë që të shmanget një fatkeqësi e paparë ekonomike. Për këtë arsye do isha dakord të mbyllej edhe në shtator. Kështu starti i sezonit tjetër mund të ndodhë në fillim të dimrit, në mënyrë që lojtarët të kryejnë pushimet dhe të kenë kohën e nevojshme për t'u rikuperuar."

Sakaq Rumenige kritikoi presidentin e UEFA-s Aleksandër Ceferin i cili më herët ka deklaruar se qershori është afati fundit për të rifilluar kampionatet.Ndërkohë në Itali për këtë çështje ka folur Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio-s, i cili mban një qëndrim ndryshe nga klube si Interi dhe Milani. Shqiptari për mediat italiane ka deklaruar se kampionati së pari duhet të përfundojë dhe jo të ndërpritet në respekt të atyre që kanë humbur jetën nga koronavirus dhe në respekt të tifozëve."