Kamuflimi me kapele, maska anticovid e çelësa të modifikuar, ReportTv zbardh vendimin e hajdutëve të kryeqytetit

14 Shtator 2020, 19:21

Report tv zbardh dosjen e bandës se Arian Rapit dhe Etem Muratajt të cilët vidhnin banesa në kryeqytet. Këta dy grabitës modifikonin çelësat e banesave dhe maskoheshin me kapele e maska anti-covidi gjatë vjedhjeve. Ka qenë një qytetar që ka zbuluar bandën duke investiguar privatisht,  më pas iu ka marrë paratë që i kishin vjedhur në banesë dhe i ka denoncuar në polici.

Kapele dhe maskë anti covid-19 ishte skema që grabitësit kamufloheshin para kamerave teksa vidhnin banesat në kryeqytet. Ndërsa hapja e dyerve realizohej me modifikimin e çelësave nëpërmjet teknikës së zmusimit të një çelësi dhe veshjes së tij me fletë alumini deri sa të krijonte formën sipas bravës që mbante dera.