Kamza dyndje në tregje! Pas raportimit të Report TV ndryshim '360 gradë' të situatës

17 Prill 2020, 14:35

Tregu i Kamzës është kthyer ditën e premte një problematik të madhe dhe rrezik infektimi për shkak të grumbullime masive të qytetarëve , të cilët nuk respektonin distancën dhe as zotëronin maskat mbrojtëse gjatë kohës që bëni pazar.

Pas vëzhgim të Report Tv  për situatën e krijuar duke pasqyruar gjendjen që nga hyrja  dhe deri në çdo rrugicë të tregut të Kamzës, është vënë re një shtim i ndjeshëm i efektiveve të rendit dhe policisë bashkiake duke këshilluar qytetarët të ruajnë distancën, edhe pse jo në çdo rast është dëgjuar nga këto të fundit.Gjatë një Inspektimi të gazetarit Arsen Rusta të tregut së bashku me kreun e Bashkisë Kamëz Rakip Suli pretendon se distancimi po zbatohet dhe hodhi kritika (akuza) se varet në cilin kënd është vendosur kamera që ka treguar se nuk respektoheshin masat. Ai premtoi gjithashtu se të hënën tregu i Kamzës do të pajiset me tunel dezinfektimi për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve..