Kanabis fshehur në timon dhe në sarbatorin e makinës, dy të ndaluar në Kakavijë dhe Muriqan

23 Shkurt 2020, 14:24

Gjatë kontrolleve të policisë kufitare në Kakavijë dhe në Muriqan, policia ka zbuluar lëndë narkotike të fshehur në makinë. 

Në Pikën Kufitare të Kakavijës, në bazë të analizës së riskut nga ana e policisë kufitare, u përzgjodh për kontroll të detajuar një automjet që drejtohej nga ana e një person me inicialet O.M.

Gjatë kontrollit të automjetit të markës Nissan nga ana e shërbimeve të policisë kufitare e doganore, si dhe të antitrafikut doganor, duke përdorur edhe skanerin, u gjend i fshehur në sarbatorin e automjetit një bidon plastik i cili në brendësi të tij kishte Cannabis Sativa. Autori u arrestua në flagrancë pë veprën penale "Trafikim i narkotikëve".

Në Pikën Kufitare të Muriqanit, po si rezultat i kontrolleve të shtuara u procedua penalisht personi me incialet L.K., pasi gjatë kontrollit të automjetit Opel, në brendësi të timonit iu gjet një qese me Cannabis Sativa. "Materialet procedurale i kaluan Prokurorive respektive për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikim i narkotikëve”, njofton policia.