Kanabisi mjekësor, Maqedonia e Veriut kërkon eksport të lules! Debate për kontrollin juridik mbi kompanitë

10 Maj 2020, 18:48 | Përditesimi i fundit: 2020-05-10 19:11:02

E ndërsa Shqipëria është përfshirë në debate pas deklaratës së kryeministrit për ligjerimin e kanabisit për qëllime mjekësore, në Maqedoninë e Veriut kanabisi është ligjëruar prej disa vitesh. Por edhe atje procesi nuk ka kaluar pa polemika dhe akuza.

Deklarata e kryeministrit Rama se qeveria ka gati projektligjin për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore, u komentua nga përfaqësuesit e opozitës në vend si një përpjekje e kryeministrit për të rikanabizuar vendin për qëllime elektorale. Si Basha ashtu edhe Kryemadhi reaguan njëherësh dhe thanë se kjo është një përpjekje e Ramës për të rikanabizuar vendin për efekte elektorale.