Kanadaja dhe 'pushtuesi' Covid 19! Gazetari Smaka: Fatmirësisht nuk ka shqiptar të prekur, vaksina mendohet për vitin e ardhshëm

26 Mars 2020, 19:55

Për Covid-19, nuk ka shtete të mëdha e shtete të vogla. Nuk ka shtete të varfra dhe shtete të pasura. E gjitha bota po vuan pasojat e virusit vdekjeprurës. Edhe Kanadaja, superfuqia botërorë, ka mijëra të prekur e dhjetëra të vdekur. 3358 persona janë infektuar, ndërsa 36 të tjerë kanë humbur jetën. Detajet i dha në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Toronto në edicionin qendror të lajmeve, gazetari Emanuel Smaka. Ai dha lajmin e mirë se në komunitetin me rreth 5000 shqiptarë, deri tani nuk ka asnjë person të prekur me virusin e rrezikshëm.