Kanale në dysheme, e makineri të rënda, çfarë ka mbetur pa përfunduar te Arena Kombëtare

10 Nëntor 2019, 20:23

Ndërkohë që në fushën e blertë po zhvillohet ndeshja e parë testuese e Arenës Kombetare, mes vajzave të Apolonisë dhe atyre të Vllaznisë, në pjesët e tjera të stadiumit po vijon puna.

Jashtë stadiumit janë ende makineritë e rënda që merren me shtrimin e betonit, si fadroma e betoniere. Po kështu brenda në stadium tek pjesa e shkallëve dhe kanale ku do të vendosen kabllot, ende vijohet puna për t'i dhënë dorën e fundit ndërtuese Arenës Kombëtare.

Stadiumi me kapacitet me mbi 22 mijë vendesh të ulura do të inaugurohet në ndeshjen e fundit kualifikuese Euro 2020, pas një jave ku Shqipëria do të përballet me Francën. Deri në atë kohë pritet që e gjithë puna në stadium të ketë përfunduar.