Kanali i ujërave të zeza 27 vite që u nxin jetën durrsakëve...rrezikon t'u futet në derë të shtëpisë

22 Gusht 2019, 17:18

DURRËS - Prej 27 vitesh një kanal i ujërave të zeza, është kthyer në makthin kryesorë të banorëve të zonës së Durrësit të ri. Gjatësia e tij shkon deri në 1.2 km dhe në dy anët e tij ka banesa, teksa në këtë kanal derdhen ujërat e zeza të pjesës veriperëndimore të qytetit të Durrësit.

Banorët  kërkuan ndihmën e Report Tv për të sensibilizuar pushtetin vendor dhe atë qendror, teksa shprehen se në këtë vend kanë derdhur djersën e tyre dhe shteti i ka harruar dhe pse janë vetëm 3 km nga qendra e Durrësit.