Kancelari rezulton pozitiv me COVID-19, mbyllet Gjykata e Krujës

4 Nëntor 2020, 12:16

Covidi ka prekur edhe administratën e gjykatës së shkallës së parë Kruje.

Kancelari i gjykatës së Krujës Argjend Qesja ka rezultuar pozitiv me Covid dhe për pasojë i janë nënshtruar tamponit edhe 5 veta të tjerë staf i administratës së gjykatës.

Ai ndodhej në karantinë prej një jave pasi kishte shfaqur simptomat e Covid, por përgjigja e tamponit vonoi për disa ditë.

Aktualisht nuk raprtohet për gjykatëse të prekura por disa persona staf i gjykatës kanë shfaqur simptoma, dhe menjëherë i janë nënshtruar tamponit. Përgjigjia për to nuk ka dalë ende.

Pritet që gjykata të jetë e mbyllur për 10 ditë. Sot është bërë desinfektimi i ambienteve të saj dhe Report Tv mëson se vetëm masat e sigurisë nuk do të ndërpriten në ditët në vazhdim.