“Kanceri i bojes” than rrapet shekullor, te shpallur monument natyre

9 Tetor 2020, 12:56

Kanceri i bojës” quhet sëmundja që po thanë rrapet shekullorë të cilët janë shpallur monument natyre që në vitin 1974 në Fushë-Krujë. Fillimisht kjo sëmundje u diktua në vitin 2018, por dëmtimi masiv vazhdoi në vitin 2019. Të vjetrit në Arameras të Fushë Krujës i quajnë çinarë dhe janë mësuar ti shohin aty si pemë të forta brez pas brezi. Por sot është krejt ndryshe. Rrapet shekullorë nga viti 2018 po bien njeri pas tjetrit. “Kanceri i bojës” sipas specialistëve është përgjegjës për këtë fatkeqësi. Brenda një viti janë tharë 11 çinarë, të dhe sëmundja po avancon me shpejtësi. Abdulla Hasani, specialist në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura në Durrës shprehet se "fenomeni i ngrohjes ka çuar drejt tharjes të disa rrapeve, ka ndodhur nga një sëmundje që quhet 'kanceri i bojës'". Në Ramiras janë 11 drurë të tharë, dhe kërkohet eliminimi ose heqja e tyre nga lista e monumenteve të natyrës. Ky fenomen po ndodh pothuajse në të gjithë vendin.