Kandidat për SPAK/ Ndini Tavani në ‘sitën’ e vetting-ut: Probleme me pasurinë, vendimi më 11 tetor

7 Tetor 2019, 15:26

Prokurori Ndini Tavanin, prokuror në Prokurorinë e Tirnës si dhe kandidat për SPAK, ka dalë para KPK-së, në seancë dëgjimore.

Ashtu si për raste të tjerë, hetimi po zhvillohet për kriteret e rivlerësimit, për pasurinë figurën dhe aftësitë profesionale.

Sipas ILDKPKI, Ndini Tavani ka kryer deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin, nuk ka kryer deklarim të rremë e fshehje pasurie megjithëse janë vërejtur disa parregullsi të pamundësisë financiare së disa blerjeve.

Komisioni ka kryer hetim të pavarur për subjektin e rivlerësimin ndërsa vetë Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar të konfirmohet në detyrë. Vendimi për të do të jepet më datë 11 tetor ora 10:00.

Tavani ka në pasuri apartament në Tiranë me kontratë premtim shitje 4 milion e 500 mijë lekë, ka paguar vetëm shumën 3 mln lekë. Si burim pagat e tij dhe të bashkëshortes. Diferenca e shumës do të paguhet ditën e fundit të kontratës të nënshkrimit. Komisioni vlerëson se mënyra se si është bërë shlyerja e kësaj pasurie është në përputhje me ligjin e nuk u gjet pasaktësi.

Tavani ka blerë një automjet në 2016 në vlerën 900 mijë leke që ia blerë nenës së tij. Komisioni ka konstatuar se subjekti nuk ka pasur mundësi financiare për blerjen.

Automjet “Benz” në vlerën 7 mijë euro të blerë në vitin 2009 dhe shitur në 2016 në vlerën 100 mijë lekë.  Komisioni ka konstatuar se subjekti nuk ka pasur mundësi për blerjen e automjetit.

Llogari banke e kursimi të bashkëshortes dhe fëmijëve, përputhen me dokumentacionet bankare.

Lidhur me pasurinë apartament. KPK konstaton se të ardhurat e deklaruara nga puna si avokat, është konstatuar që subjekti në vitin 2016, nuk ka pasur mundësi për pagimin e këstit të dytë dhe të paguante edhe pushimet. Të ardhurat e deklaruara nga avokati, Komisionit i kanë rezultuar më pak seç ka deklaruar subjekti. Komisioni është duke shqyrtuar dokumentet dhe pretendimet e subjektit për këtë pasuri. Nga hetimi, KPK, ka konstatuar se nuk mund të krijonte vlerën e deklaruar nga aktiviteti