Kandidat për SPAK/ Prokurori Eneid Nakuci para KPK-së: Probleme me pasuritë

6 Qershor 2019, 15:28

Prokurori, Eneid Nakuci  ditën e sotme ka  dalë para Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të Vetting-ut. Nakuci prej 15 vitesh ushtron detyrën e Prokurorit pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa së fundmi ai është një nga kanidatët që synojnë të bëhen prokurorë të posaçëm në prokurorinë SPAK.

 Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, para KPK për Nakucin ka paraqitur një raport ku thuhej se ai ka bërë deklarime të sakta dhe se ka burime të ligjshme të pasurisë.

Megjithatë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë disa vërejtje në lidhje me pasurinë e Prokurorit Nakuci.

Sipas KPK në 2003,  Nakuci, ka lidhur kontrat për apartament 148 m2, për  pagesa me këste. Në 2013 e ka likujduar të gjithë pagesën.

KPK ka bërë vërejtje se Nakuci nuk ka sjellur dokumenta për borxhet që pretendon se ka marrë nga motra e xhaxhai.
Gjithashtu nuk është justifikuar as transaksioni nga fondacioni ku Nakuci thotë që ka bërë leksione.

Pasuria:
Nakuci rezulton bashkëpronar i një apartamenti 73 m2 të përfituar në 2010. Sipas Nakucit burimin e këtij apartamenti e ja nga shitja e apartamentit ku ka banuar më parë me prindërit dhe një kredi marrë 17 mijë euro tek shtetasi G.B.

Nakaci ka në pronësi një furositradë Ford Kuga të blerë në vitin 2015 me vlerë 26300 euro.

Sipas KPK Nakuci ka harruar të deklarojë 1.2 milion leke tek deklaratat e mëparshme por i ka deklaruar në Vetting.

KPK vërejti se Nakuci nuk ka burime financiare për të justkfikuar pasuritë.

Nakuci pati edhe një komunikim me vëzhguesi ndërkombëtar të procesit të Vetingut Theo Jacobs.

Theo Jacobs: Si e shikon rolin tënd si prokuror? Cilat janë detyrimet?

Nakuci: Prokurori ndjek hetimin. Mënyra se si bëhët drejtimi i hetimi nuk ka specifikim të posaçëm. Në hetimet proaktive, prokurori drejtimin e hetimit e bën edhe verbalisht, duke dhënë direktiva për oficerët. Jemi më praktikë, pasi dinamika e ngjarjeve na e imponon këtë.

Theo: Thua që nuk ke kohë për të bërë shkresa. Nëse s'ke kohë për t'i shkruar duhet të kesh një tru të mrekullueshëm, pasi duhet të memorizosh gjithcka.

Nakuci: Në hetimet proaktive që kërkohet shpejtësi. Në hetimet normale unë bëj akt delegimet me shkrim. Patjetër që ne bëjmë urdhra të shkruar.
Ndërkohë vetë Nakuci ka kërkuar konfirmimin në detyrë. Vendimi për të do të merret më 7 qershor.