Kandidatët e PD për deputetë/ Sot votojnë demokratët e qarkut Gjirokastër, 27 emra në listë

27 Shtator 2020, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2020-09-27 16:15:57

Demokratët e qarkut të Gjirokastrës votojnë ditën e sotme (e diel 27 shtator) për të zgjedhur kandidatët për deputete të Partisë Demokratike , që do të rreshtohen përballë socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Të drejtë vote në qarkun e Gjirokastrës kanë 2860 demokratë për të zgjedhur 27 kandidatët që janë në listë. Konkretisht votat janë të ndara:

Në Gjirokastër  950 persona me të drejtë vote

Në Tepelenë 470 persona me të drejtë vote

Në Memaliaj 500 persona me të drejtë vote    

Në Përmet 510 persona me të drejtë vote

Në Këlcyrë 430 persona me të drejtë vote.

Në  monitorimin e procesit të votimit në qarkun e Gjirokastrës ka vajtur edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Demokratët e Qarkut të Gjirokastrës votojnë për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Në garë janë 27 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.