Kandidatët e PD-së e bllokojnë një makinë në Dibër, nuk lejojnë policinë që të kryejë veprime

22 Prill 2021, 17:13 | Përditesimi i fundit: 2021-04-22 17:28:07

Kandidatët e Partisë Demokratike, në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu dhe Luan Haka kanë bllokuar një makinë prej disa orësh në Maqellarë. Ato pretendojnë se brenda makinës disa persona po shpërndajnë para në këmbim të votave.

Kandidatët e PD-së nuk kanë lejuar policinë që të ndërhyjë derisa në vendngjarje të jenë të pranishëm grupi hetimor. Mësohet se grupi hetimor tashmë po vazhdon veprimet në vendngjarje nën drejtimin e prokurores Xhoana Mehmetaj dhe oficerët e policisë gjyqësore.‘Kush fiton le të fitojë me vota. Nuk ka këtu me ble vota, se do bëhet me keq se në Elbasan.’- tha njëri prej kandidatëve për deputet.