Kandidatët e PS, ja rikonfirmimet e pritshme, nga Veliaj te Subashi dhe Bushi

22 Janar 2019, 16:25

Kur kanë ngelur më pak se 6 muaj nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Partia Socialiste mbledh kryesinë çdo të hënë për punën përgatitore. Aktualisht mes socialistëve janë formësuar kandidaturat më të mundshme për bejetën e ardhshme elektorale.

Burimet thonë se disa prej figurave më të rëndësishme do të rikandidohen. I pari është kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj. Diskutimeve se PS po përgatit një kandidaturë tjetër, fundjavën e shkuar i zbehu kryeministri Rama kur foli për një mandat të dytë.

Në Fier pritet të rikandidohet Armando Subashi, ndërsa në Korçë Sotiraq Filo. Edhe Artur Bushi pritet të rikandidohet në Krujë, sikundërse Arif Tafani në Belsh. Listës së rikonfirmimeve ju bashkohet në Maliq Gëzim Topçiu dhe në Librazhd Kastriot Gurra.

RIKONFIRMIME
Tiranë-Erjon Veliaj
Fier-Armando Subashi
Korçë-Sotiraq Filo
Krujë-Artur Bushi
Belsh-Arif Tafani
Maliq-Gëzim Topçiu
Librazhd-Kastriot Gurra